Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Arrestohet në Maqedoninë e Veriut ish-anëtari i UÇK-së, në bazë të fletarrestimit të lëshuar nga Serbia

Gazeta10
17 July 2024 - 22:19

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njoftoi të mërkurën mbrëma se është informuar për arrestimin e një shtetasi kosovar nga Policia e Maqedonisë së Veriut bazuar në një fletarrest të lëshuar nga Serbia.

MPJD thotë se bëhet fjalë për Blerim Ramadanin, ish-anëtar i Zonës Operative të Nerodimes të UÇK-së.

Arrestimi u krye në pikëkalimin kufitar Jaznicë-Glloboqicë, që lidh Kosovën me Maqedoninë e Veriut.

Kastrati i ASK’së: Kosova zvogëlohet për gati një komunë brenda vitit për shkak të rënies së numrit të lindjeve

Nga MPJD kanë thënë se ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja është angazhuar intensivisht për ta trajtuar këtë rast.

“Ambasadori ynë në Maqedoninë e Veriut, z.Florian Qehaja, është angazhuar intensivisht për të trajtuar këtë rast dhe si MPJD Jemi duke punuar me autoritetet maqedonase për të siguruar lirimin e shpejtë të z. Ramadani. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës do të informojë publikun për zhvillimet e mëtejshme lidhur me këtë rast”, thuhet në njoftim.

MPJD njoftoi se autoritetet po punojnë për të siguruar lirimin e shpejt të Blerim Ramadanit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.