Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Musliu-Shoshi: S’pres përparim në dialog

Gazeta10
19 July 2024 - 13:58

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi nuk pret që të ketë përparim në dialog, pavarësisht intensifikimit të procesit në nivel të kryenegociatorëve.

Sipas saj, zbatimi i Marrëveshjes Bazë të Brukselit dhe aneksit të Ohrit është shumë larg, ani pse palët kanë pasur kohë deri më 18 korrik të dërgojnë komente për planin e sekuencimit të propozuar nga emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak. Deputetja opozitare i konsideron të parëndësishme kushtet e kryeministrit Albin Kurti në dialog të paraqitura javë më parë në Bruksel, derisa akuzon edhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla se ka dështuar në diplomaci.

Musliu-Shoshi në një intervistë për KosovaPress deklaron se dialogu ka ngecur edhe për shkak të qasjes destruktive të Serbisë, derisa thekson se nuk pret të ketë lëvizje edhe nga ana kosovare për shkak se ky vit sipas saj është vit zgjedhor në vend.

“Nuk pres që të ketë një përparim në dialog. Fatkeqësisht e dimë që dialogu është kushti që e kemi nëse dëshirojmë me ecë përpara në përfitim të fondeve si dhe fuqizim të subjektivitetit ndërkombëtarë. Ju e dini se kemi pas dështim në Këshill të Evropës sepse nuk kemi pas progres në dialog. Zotëri Kurti ka mashtruar në dialog me akterët tanë ndërkombëtarë. Këtë gjë e dinë aleatët dhe prandaj kemi ndëshkime të vazhdueshme. Por në sferën e brendshme e ka shfrytëzuar dialogun për të mbuluar dështimet e brendshme. Është një fatkeqësi që ne si shtet luajmë me aleatët tanë ndërkombëtarë, besimin e tyre duke shfrytëzuar dialogun. Dialogu duhet të ishte tema kryesore që e shfrytëzojmë për të mirën e vendit dhe njëkohësisht duke arrit të fitojmë besimin e akterëve ndërkombëtarë dhe të ecim përpara drejt integrimit evropian”, thotë ajo.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.