Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti akuzon SBAShK-un për shantazh: “O kaq o nuk shkojmë në punë”

Gazeta10
21 September 2022 - 12:45

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vazhduar ta akuzojë SBAShK-un për shantazh, raporton Gazeta10.

Kurti ka thënë se qeveria që ai drejton ka bërë shumë hapa por nuk ka bërë asnjë hap prapa shantazhi “o kaq, o nuk shkojmë në punë”.

Kurti ka thënë se kompensimi prej 50 eurove nuk është zëvendësim i Projektligjit për Paga por zëvendësim i inflacionit.

Tutje, Kurti ka thënë se Projektligjit për Paga tashmë ka dalur dy herë në diskutim publik.

“Për ata që s’më kanë dëgjuar, po e përsëris, se kompensimi prej 50 eurove bëhet për t’u përballur me inflacion, jo si zëvendësim për Projektligjin për Paga që tashmë ka dalur në diskutim publik dhe i cili natyrisht do të sillet edhe në kuvend për të dy leximet”, ka thënë Kurti. / Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.