Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Identifikohet i dyshuari për shpërthimin te Ujmani, gjenden tri radiolidhje në një shtëpi

Gazeta10
22 July 2024 - 0:03

Gjatë hetimeve për shpërthimin e së dielës në afërsi të Ujmanit, Policia e Kosovës rreth orës 21:00 ka bastisur një shtëpi në zonën e Zubin-Potokut, ku ka identifikuar dhe intervistuar një person.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, i ka thënë ee gjatë bastisjes mes të tjerash është gjetur një veturë dhe tri radiolidhje që janë sekuestruar.

“Në vazhden e hetimeve në lidhje me rastin shpërthimit të sotëm në afërsi të Ujmanit, Policia rreth orës 21.00 ka bastisur një shtëpi në zonën e zubin potokut. Gjatë bastisjes policia ka has dhe ka sekuestruar në mes tjerash edhe 3 radiolidhje dhe një veturë. Nuk kemi persona të arrestuar, ndërsa policia ka identifiku një person i cili për neve është me interes për intervistim”, ka thënë Elshani.

Hetimet për këtë rast janë duke vazhduar.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.