
William Saliba po kalon nëpër një formë mjaft të lartë me Arsenalin këtë stinor, transmeton Gazeta10.
Saliba ëstë shndërruar në lojtarët kyç të repartit defanziv të ekipit londinez.
Arsenali dëshiron të rinovojë kontratën me francezin sa më shpejt, por mbrojtësi kërkon rreth pesë million euro në sezon për të rinovuar me ‘Topçinjtë’.
Me kontratën e re, Saliba do të mbetej në “Emirates Stadium” deri në vitin 2027.
Mbrojtësi francez është pjesë e Arsenalit që nga viti 2019, derisa ka qenë i huazuar te disa skuadra franceze si St. Etienne, Nice dhe Marseille. /Gazeta10/