Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Komuna e Prishtinës: Qytetarët nesër nuk do ta paguajnë Trafikun Urban

Gazeta10
21 September 2022 - 16:04

Komuna e Prishtinës ka marrë vendim që qytetarët të mos e paguajnë nesër Trafikun Urban, raporton Gazeta10.

Ky vendim është marrë për nder të ditës ndërkombëtare pa makina.

Tutje, në njoftim thuhet se qytetari do të jetë përherë prioriteti i Komunës së Prishtinës.

Këtu keni njoftimin e plotë:

Bazuar në vendimin e Komunës së Prishtinës, për nder të ditës ndërkombëtare pa makina, më datë 22.09.2022 lirohen nga pagesa  të gjithë qytetarët që shfrytëzojnë transportin publik të N.P.K. “Trafiku Urban” SH.A. 

Qasja në transportin publik promovon dhe siguron lirinë e lëvizjes për të gjithë, pa pasur nevojë të varemi nga statusi i pronësisë së automjeteve.

Lehtësirat e mundshme për transport brenda Prishtinës, për qytetarin janë dhe mbeten prioritet i yni”, thuhet në njoftimin e tyre. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.