Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Nesër vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit, këto janë pikat e rendit të ditës 

Gazeta10
21 September 2022 - 17:11

Kuvendi i Republikës së Kosovës nesër do ta vazhdojë seancën plenare me pikat e papërfunduara të seancës së 15 shtatorit. 

Në rend dite do të jenë 14 pika nga seancat plenare të 15 shtatorit dhe 4 gushtit, raporton Gazeta10. 

 “I. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare më15 shtator 2022: 

8.Debat parlamentar për Grevën e përgjithshme të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), 

9.Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-123 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të agjencive ekzekutive, 

10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-147 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04-131 për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti, 

11. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2021, 

12. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2021, 

13. Shqyrtimi i Raportit të Performancës së Ndërmarrjeve Publike Qendrore për vitin 2020, 

14. Shqyrtimi i Raportit me rekomandime nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit nr.05/L-003 për Mbikëqyrjen Elektronike të Personave të Cilëve u Kufizohet Lëvizja me Vendim të Gjykatës, 

15. Shqyrtimi i Raportit me rekomandime nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit nr.06/L-010 për Noterinë, 

16. Shqyrtimi i Rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Universitetit të Prishtinës për vitin 2021. 

II. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare më 4 gusht 2022: 

28. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-117 për Qeverinë e Republikës së    Kosovës, 

35. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-149 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-010 për noterinë, 

36. Shqyrtimi i Strategjisë së Sigurisë së Kosovës 2022-2027, 

37. Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga komuniteti shqiptar, 

38. Shqyrtimi i rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2021 dhe Raportit të Auditimit të performancës “Menaxhimi i fondeve publike në Radiotelevizionin e Kosovës”, 

39. Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Komisionit të Pavarur të Mediave.”, bëhet e ditur në njoftimin e zyrës për medie./Gazeta10 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.