Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

KE thërret 27 vendet e BE-së: Kosovës t’i liberalizohen vizat pa vonesa

Gazeta10
21 September 2022 - 17:53

Komisioni Evropian  ka kërkuar heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Anitta Hipper, zëdhënëse për çështje të brendshme dhe migracion, në emër të KE-së ka ftuar 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian që të veprojnë në këtë drejtim.

“27 vendet anëtare t’i japin Kosovës liberalizimin e vizave pa vonesa, pas pesë vjetësh angazhimi të gjatë në mes të qeverive dhe KE-së, që në muajin e ardhshëm edhe një herë tjetër do ta përsërit qëndrimin e sa për përmbushjen e të gjitha kritereve për Kosovën për të gëzuar lëvizjen e lirë në territorin bllokut evropian, siç bëjnë pesë vende të tjera të Ballkanit Perëndimor që nga 2009-2010”, është shprehur Hipper. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.