Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Përfundon tubimi i serbëve në veri kundër hapjes së urës së Ibrit

Gazeta10
07 August 2024 - 12:33

Përfundoi tubimi paqësor në Mitrovicën Veriore, ku serbët dolën për të protestuar ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për hapjen për qarkullim të urës mbi lumin Ibër.

Organizatorët ua siguruan fjalën personazheve të ndryshme të komunitetit serb, të cilët gjatë fjalimit i treguan pakënaqësitë e tyre .

Ata gjithashtu paralajmëruan se ky nuk është tubim i fundit dhe se mendojnë që është fillimi i diçkaje të re.

Prezentë në protestë kanë qenë edhe politikanë të komunitetit serb në Kosovë.

Po ashtu, protesta është përcjellë nga afër edhe nga EULEX-i dhe KFOR-i.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.