Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ura e Ibrit po testohet me kamionë të peshave të rënda, policia dhe KFOR-i e përcjell situatën

Gazeta10
08 August 2024 - 12:48

Ka nisur sot testimi i qëndrueshmërisë së Urës së Ibrit që ndan Mitrovicën jugore nga ajo veriore.

E gjithë kjo po bëhet nën masa të përcjelljes nga policia, meqë kjo urë është paraparë për hapje qarkullimi nga qeveria e vendit.

E gjithë situata po vëzhgohet edhe nga misioni paqeruajtës i KFOR-it, raporton gazeta10.

Me përpjekën  e qeverisë së Kosovës për hapjen e Urës së Ibrit nuk po pajtohen disa qytetarë serbë, të cilët e kanë kundërshtuar këtë paralajmërim përmes protestave.

Deri me tani raportohet se situata është e qetë dhe testimi i urës po kalon pa asnjë problem.

Gazeta10 ju sjell pamje nga vendi i ngjarjes derisa kamionët e peshave të rënda kanë nisur testimin e qëndrueshmërinë së Urës së Ibrit. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.