Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vdes një zjarrfikës në Klinë, derisa po shuante një zjarr

Gazeta10
08 August 2024 - 17:35

Një zjarrfikës ka humbur jetën gjatë kohës që po punonte në shuarjen e zjarrit në Krushevë të Klinës.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili njoftoi se rasti ka ndodhur rreth orës 13:50.

Ai tha se gjatë kohës kur po reagonin për një zjarrë në Krushevë të Klinës, ai është rrëzuar në tokë dhe më pas u dërgua në QKMF-në në Klinë ku u konstatua vdekja e tij.

“Rreth orës 13:50 stacioni policor ka pranuar një informatë për një zjarrvënie në Krushevë të Vogël të Klinës. Në vendngjarje menjëherë kanë dalë njësitet policore si dhe zjarrfikësit. Në kohën kur zjarrfikësit kanë filluar të intervenojnë, njëri nga zjarrfikësit është rrëzuar në tokë. Ai është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij”, tha Gashi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.