
Drejtori i Kanal10, Arben Ahmeti në emisionin ‘Raporti’ në Kanal10 ka thënë se në veri të Kosovës po kthehet normaliteti.
Ai ka treguar që së shpejti do të hapen edhe disa biznese kosovare në këtë pjesë të Kosovës, raporton Gazeta10.
“Një normalitet tashmë veç ka filluar në pjesën veriore pasi që shumë shpejt priten të hapen edhe disa nga bizneset e reja sikur Viva Freshi, Interex, Missini Sweet, Dukagjini, Eurosig, pompat e derivateve etj” ka thënë Ahmeti.
Tutje, ai ka shtuar se me gjithë këto veprime është ndryshuar gjendjen në Veri dhe nuk mund të kthehet më së si ka qenë më parë. /Gazeta10/