Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Komuna e Obliqit me konferencë shkencore” – Xhafer Gashi: Jam jashtëzakonisht i kënaqur

Gazeta10
21 August 2024 - 18:27

Komuna e Obiliqit ishte nikoçire e konferencës shkencore e cila pati tematikën e luftës së dytë të Kosovës, gjatë vitit 1448, raporton Gazeta10.

I pari i kësaj komune, Xhafer Gashi në emisionin Raport dha më shumë detaje rreth organizimit.

“Në qeshorin e vitit 2019-të e kemi pranuar një kërkesë nga Instituti shkencor, ku është kërkuar një hapsirë ku do të vendoset një obilisk, për ndërë të luftës së dytë të Kosovës. E kemi adresuar në kuvend dhe është miratuar dhe si hapsirë është rezervuar”, bëri të ditur Gashi.

Ndërkaq, sipas tij interesimi ishte edhe më i madh, me të ftuar profesorë e qytetarë të shumtë.

“Kurse konferenca dje që ishte, unë e falendëroj z. Lajçi me bashkëpuntorë nga Instituti Albanologjik e Historik, nga Instituti i Trashigimisë në Shkup të cilët e kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm me ftesën e shumë profesorëve dhe ishte jashtëzakonsiht mirë. Ne si komunë e kishim pjesën e akomodimit pastaj pjesën e përgaditjes së ushqimit, patëm fat që të dëgjojmë shumë, salla e kuvendit i zë diku 50 vetë e kishte edhe më shumë të pranishëm”, ka thënë ai. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.