Kontaktoni

info@gazeta10.com

Uncategorized

AGK me mbështetjen e British Council formon Rrjetin joformal të grave gazetare

Gazeta10
22 August 2024 - 15:30

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me mbështetje të dhënë nga British Council Kosova, ka filluar sot punimet për Rrjetin joformal të grave gazetare.

Përmes një postimi nga AGK-ja, bëhet e ditur se ky Rrjet do të jetë në përputhje me objektivat strategjike të përshkruara në Programin e Kosovës për Barazi Gjinor dhe Strategjinë e Kosovës për Mbrojtjen nga dhuna në familje dhe dhuna ndaj grave 2022-2026.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me mbështetjen e dhënë nga British Council Kosovo ka filluar sot punimet për Rrjetin joformal të grave gazetareve. Drejtorja Ekzekutive e AGK-së, Getoarbë Mulliqi, së bashku me Artiola Babuni – Koordinatore e Projekteve, gjatë ditës së sotme kanë zhvilluar takim informues me organizatat partnere të organizatës për themelimin e Rrjetit joformal të grave të gazetareve. Mulliqi dhe Babuni informuan partnerët që ky Rrjet do vlerësojë dhe identifikojë situatën aktuale, nevojat, mangësitë dhe mundësitë për koleget gazetarë në Kosovë. Gjithashtu, se ky Rrjet, do të jetë në përputhje me objektivat strategjike të përshkruara në Programin e Kosovës për Barazi Gjinore 2020-2024 dhe Strategjinë e Kosovës për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje dhe Dhuna ndaj Grave 2022-2026”, thuhet në njoftimin e tyre.

Po ashtu, thuhet se gjatë takimit u diskutua se aktivitetet e realizuara në këtë Rrjet, do të kontribuojnë në mënyrë efektive në qëllimet kombëtare të barazisë gjinore dhe parandalimit të dhunës.

“Gjithashtu, do të krijojnë një mjedis më mbështetës dhe gjithëpërfshirës për gratë gazetare në Kosovë, duke ua lehtësuar kryerjen e detyrave profesionale”, thuhet tutje.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.