Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Dy qytetarë nga Ferizaj dorëzojnë në polici para të gjetura

Gazeta10
29 August 2024 - 14:19

Dy qytetarë nga Ferizaj, në dy raste të ndara, kanë gjetur para në rrugë dhe ato i kanë dorëzuar në stacionin e policisë më 21 dhe 28 gusht të këtij viti.

Në njoftimin e policisë thuhet se pronarët e këtyre parave luten që të shkojnë në polici t’i marrin nga e hëna në të premten.

“Me datën 21.08.2024 rreth orës 21:00, tek sheshi ‘’Hyrë Emini’’ në Ferizaj , qytetarja I.Hajredini ka gjetur një shumë të caktuar të parave dhe ato i ka dorëzuar në stacionin e policisë në Ferizaj”.

“Me datën 28.08.2024, rreth orës 20:00 në Ferizaj, qytetarja nga Ferizaj F.Maloku ka gjetur një shumë të caktuar të parave dhe ato i ka dorëzuar në stacionin e policisë në Ferizaj”, thuhet në njoftim.

“Me këtë rast Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj i ka falënderuar dy qytetarët : I.Hajredini dhe F. Maloku për gjestin e tyre human dhe shembullorë me rastin e dorëzimit të parave të gjetura në stacionin e policisë”, thuhet në njoftim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.