
Një person mbeti i vrarë dhe tre të tjerë u plagosën rëndë në konfliktin që eskaloi të dielën në lagjen Aktash.
Avokati Arbër Jashari për emsionin Raport deklaroi se konflikti i tillë ngjason me ato që ndodhin në shtetet e Amerikës Latine.
“I kishte të gjitha elementet e një beteje mes dy grupeve rivale, kriminale, pra në shikimin e jashtëm me të vërtetë ishte një betejë që ngjante me betejat që ndodhin në shtetet e Amerikës Latine.Fatkeqësisht këto gjëra po ndodhin në qytetin tonë dhe po përsëriten si shpesh e kjo është për keqardhje”, deklaroi Jashari.
Ndërkaq sipas, edhe institucionet zyrtare duhet të ndërrmarin masa në parandalim e këtyre rasteve.
“Shteti ka edhe rolin preventiv që nënkupton se vazhdimisht duhet të marr masa që krimet të pakësohen”, shtoi Jashari.