Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Begaj në Vilnius: Lituania e palëkundur në mbështetjen për integrimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare

Gazeta10
09 September 2024 - 17:17

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj po qëndron në Vilnius për një vizitë zyrtare.

Ai shkroi në Facebook se atje e vlerësoi mbështetjen e palëkundur të Lituanisë, si për Shqipërinë, ashtu edhe për Kosovën.

“Gjatë vizitës sime në Vilnius, vlerësova mbështetjen e palëkundur të Lituanisë për integrimin e Shqipërisë në BE dhe integrimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare”, shkroi Begaj.

Presidenti shqiptar tha se janë të angazhuar “për të përmirësuar marrëdhëniet dypalëshe” me Lituaninë, duke u përqendruar “në sektorët e arsimit, ekonomisë, sigurisë kibernetike dhe turizmit”.“Fluturimi i ri i drejtpërdrejtë do të ndihmojë në nxitjen e këtyre përpjekjeve”, shkroi Begaj.

Nga Rubrika
Lajme
01 July 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.