
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj ka thirrur një konferencë për media.
Në njoftimin për konferencën e thirrur nga Isufaj nuk është bërë e ditur arsyeja.
Konferenca pritet të nis në ora 12:00.
“Ju njoftojmë se sot, 11 shtator 2024, duke filluar nga ora 12:00, Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, z. Blerim Isufaj, do të mbajë konferencë për media. Konferenca do të mbahet në sallën në katin e VI-të, në objektin e PSRK-së, Rr. Luan Haradinaj, Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.
Ehat Miftaraj, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi, tha se “me gjasë” arsyeja është ngritja e një aktakuze për sulmin e 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Zveçanit, ku u vra rreshteri i Policisë Afrim Bunjaku.
“Blerim Isufaj sot konference per media ne ora 12. Me gjase sot ngritet aktakuza ne rastin Banjskë. Shpresojme se prokurori Naim Abazi e ka kryer rastin ne menyren me profesionale te mundshme”, shkroi Miftaraj në një postim në Facebook.