
Ministri i Financave, Hekuran Murati gjatë komisionit për Arsim që është duke u zhvilluar edhe pas tërhjeqjes së vrejtjes nga anëtarët e tjerë të komisionit për shkaktim të tensionve, ai vazhdoi tutje duke thënë se SBAShK-u po i ndryshon kërkesat dhe se qëllimi i tyre është mosmarrëveshja, raporton Gazeta10.
“Shihni kërkesat fillestare krahasoni me këto kërkesa që kemi sot, nuk janë të njëjta. Nuk mund të merresh vesh me dikë që qëllim e ka mosmarrëveshjen. Sa herë qeveria lëvizë diçka këta shtojnë diçka apo e ndryshojnë kërkesën. Kompromisi që është ofruar është mëse kompromis. Në ratse të tilla do të duhej greva të ndërpritet e dialogu social të vazhdojë”, tha Murati.
Ai tutje vazhdoi, duke thënë se ky ndryshim i kërkesave, pengon gjetjen e zgjidhjes.
“Duhet ta kemi parasysh prej ku po vjen ky iracionalitet. Ndryshimi i kërkesave përgjatë rrugës dhe mospranimi i asgjësë si dhe mos prezantimi i ofertës së qeverisë para anëtarësisë e qet ketë në tjetër rrafsh”, shtoi ai./Gazeta10.