Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Interi synon transferimin e David me parametra zero

Gazeta10
16 September 2024 - 16:14

Jonathan David ishte njëri nga emrat më të kërkuar në merkaton e verës.

 

Pavarësisht interesimit nga shumë skuadra të njohura evropiane, David vendosi që të qëndroi te skuadra e Lille.

 

Por, kontrata e sulmuesit me klubin francez skadon në fund të këtij sezoni dhe palët nuk kanë arritur asnjë marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit.

 

Këtë situatë është duke e vëzhguar nga afër skuadra e Interit, që planifikon transferimin e kanadezit me parametra zero gjatë merkatos së verës.

 

24-vjeçari është pjesë e Lille që nga viti 2020, ku u transferua nga skuadra belge, Gent, për shumën e 27 milionë eurove.

 

Sulmuesi ka shënuar një gol në katër paraqitje këtë edicion në Ligue 1.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.