
Kvicha Kvaratskhelia duket të jetë shumë i lumtur te skuadra e Napolit.
Sulmuesi gjeorgjian tash e dy sezone po shkëlqen me skuadrën italiane dhe përkundër ofertave të shumta, ai nuk ka pranuar që të ndërrojë ambient.
Drejtori sportiv i Napolit, Giovanni Manna tha se Kvaratskhelia ka edhe tri vite kontratë me Napoli dhe se shumë shpejt do të fillojnë negociatat për rinovimin e kontratës.
“Ai ka kontratë me ne edhe tri vite. Kishte interesim nga shumë klube për Kvaratskhelian, por ne vendosëm që të vazhdonim bashkëpunimin. Ne tani jemi në negociata me agjentët e tij për rinovimin e kontratës”, tha Manna.
23-vjeçari erdhi te Napoli në vitin 2022 nga Dinamo Batumi, për shumën e 13 milionë eurove.