Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Ti po rren” – Eskalon debati mes Hajdarit e Kastratit: Ti s’e ke asnjë votë, unë jam deputet

Gazeta10
17 Shtator 2024 - 23:41

Gjendja aktuale politike në vend, sanksionet dhe njohjet si shtet përgjatë katër viteve të fundit u bën shkas i një debati të ashpër mes deputetit të PDK-së, Ardian Kastrati dhe komentatores politike, Fatime Hajdari sonte në Politiko me Kushtrim Sadikun në Kanal10.

“A ka njohje, oj psikologe a ka sanksione, jemi ardh për debat?”ishte pyetja me të cilën deputeti Kastrati i’u drejtua Hajdarit, raporton Gazeta10.

E kjo u cilësua si tendencë e kontrollës së emocionit nga kjo e fundit, e cila tha se Kastrati njihet si plagjiatorë i dënuar tri vite.

“ O po rren, për këtë ke padi tash, a ka njohje ndërkombëtare. Nuk ta jap ty mundësinë për show, unë jam i votuar, ti nuk e ke asnjë votë. Ti nuk më ke bërë deputet, 13 mijë qytetarë, mos i ofendo!”, ishte reagimi i deputetit Kastrati në mesin e këtij debati të ashpër.

/Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 Nëntor 2025

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.