
Ehat Miftaraj udhëheqës i Institutit të Kosovës për Drejtësi, përmes një postimi në Facebook ka thënë se për përmisimin e gjendjes aktuale në Kosovë do të duhen katër e më shumë vite, raporton Gazeta10.
Miftaraj ka renditur pika “suksesi” të qeverisë Kurti gjatë kësaj jave, duke thënë se ai dhe ekipi tij e kanë kthyer të ardhmen e Kosovës në “fushë me mina”.
Postimi i plotë:
Sukseset e Kosoves ne politiken e jashtme vetem kete jave:
1. Ministri i puneve te jashtme te Hungarise, NUK e perkrahim anetaresimin e Kosoves ne Keshillin e Evropes.
2. Ministria e Puneve te Jashtme e Gjermanise- Marreveshja e CEFTA kalon edhe pa Kosoven.
3. Ne Bruksel si duket eshte diskutuar lidhur me hapjen e ures se Ibrit ne takim me Petkoviqin dhe NATO-n.
4. Në Bruksel nenshkruhet vendimi i lirise se levizjes me pasaporta te Serbise per qytetaret serb te Republikes se Kosoves.
Albin Kurti, Besnik Bislimi dhe Donike Gervalla bashke me ekspertet dhe ekipet e tyre me shume sukses e kane kthyer te ardhmen e Kosoves, raportet me aleatet, dialogun, integrimin evropian, subjektivitetin nderkombetar e krejte fushat tjera te jetes ne nje fushe me mina, ku pasojat dhe demet jane te evidente.
Pa marr parasysh se kush i fiton zgjedhjet ne shkurt 2025, kush dhe me çfare fuqie politike e formon qeverine, edhe nese ka vullnet me kthy Kosoven ne rrugen e drejte, do te duhen minimalisht kater e me shume vite per te riparuar dhe menaxhuar dëmin e shkaktuar.
Krejte dhe drejte humneres.