Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rohde: Në fillim të vitit tjetër liberalizohen vizat

Gazeta10
23 September 2022 - 18:20

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, është përgjigjur në lidhje me mundësinë e liberalizimit të vizave për Kosovën në fillim të vitit të ardhshëm.

Rohde u tregua i prerë kur u pyet se a do të hiqen vizat në muajin shkurt ose mars duke thënë se “përgjigja më e shkurtë nga pikëpamja e tanishme është po”.

“Përgjigja pak më e gjatë është që të hënën kam qenë me kryeministrin në Prizren ku në kuadër të një projekti nxënës nga vendet të ndryshme kanë marrë pjesë. Dhe kam thënë edhe aty që liberalizimi i vizave është një anakronizëm. Dhe ajo që është e rëndësishme është edhe deklarata ministrave të Gjermanisë, Polonisë dhe Francës të cilët kanë deklaruar se duhet të ketë liberalizim të vizave për Kosovën”, është shprehur Rohde në transmetuesin publik./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.