Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Himni i Kosovës intonohet në “West Point”, Osmani: Vendi ku shumë ushtarë nga Kosova janë shkolluar

Gazeta10
21 September 2024 - 8:07

Presidentja Vjosa Osmani ka ndarë një video nga momenti kur është intonuar himni i Republikës së Kosovës në akademinë më me ndikim të ushtrisë amerikane “West Point”.

Osmani ka thënë se në këtë akademi, ka shumë ku shumë ushtarë nga Kosova që janë shkolluar për ta mbajtur Republikën e Kosovës më të sigurtë për të gjithë.

Himni i Republikës së Kosovës në akademinë më me ndikim të ushtrisë amerikane “West Point”—vendi ku shumë ushtarë nga Kosova janë shkolluar për ta mbajtur Republikën tonë më të sigurtë për të gjithë! 🇽🇰🇺🇸”, ka shkruar Osmani.

Ajo ka thënë se është e nderuar me pritjen madhështore që i është bërë nga ushtria amerikane.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.