
Në kuadër të Konventës Programore të Gruas Demokratike të Kosovës, është mbajtur paneli i dytë i diskutimit me temën “Gratë dhe Qeverisja Lokale, raporton Gazeta10.
Në këtë panel ndër pjesëmarrësit e tjerë ishte edhe kryetarja e kuvendit komunal të Prizrenit, Antigona Bytyqi.
Kryesuesja e Kuvendit Komunal në Prizren, Antigona Bytyqi tha se të gjitha asamblistet e PDK-së në këtë komunë janë zgjedhur pa kuotë gjinore.
“Rezultatet e punës së shumë grave dëshmojnë që ka pasur gjithmonë shumë gra të zonja, të cilat kanë qenë shembull jo vetëm për gratë, por edhe për të gjithë burrat”, tha ajo.
Kryesuesja e Kuvendit Komunal në Gjakovë, Arbënesha Kuçi tha se moto 50 me 50 ka ardhë atëherë kur kryetari i PDK-së Memli Krasniqi vendosi të rrisë numrin e kandidateve gra në zgjedhjet lokale.
“Në fakt, kjo moto pothuajse ka ardhë para kësaj dite, ka ardhë pikërisht në kohën kur kryetari Memli Krasniqi ka vendosur që unë të jem kandidate për kryetare të Komunës së Gjakovës, një komunë dhe një garë aspak e lehtë të vetëdijshëm, por shumë krenarë për përfaqësimin që e kishim”, theksoi ajo./Gazeta10