
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, nuk ka marrë pjesë sot në Konventën Programore të PDK-së teksa gjatë ditës është takuar me zyrtarin e NISMA-së, Endrit Shalën, raporton Gazeta10.
Musliu ka thënë se nuk ka marrë pjesë në Konventën Programore të PDK-së meqë nuk është pajtuar me organizimin e saj, as në përmbajtje as në përfaqësim.
Tutje, Musli ka thënë se parulla 50-50 është patetike dhe se nuk u pa asnjë plan konkret për ta realizuar këtë..
Musliu ka thënë se PDK është shëndrruar në një parti-pronë të një grupi të caktuar.
Më tej, Musliu ka përmendur faktin që në këtë organizim nuk janë përmendur fare ish udhëheqësit e kësaj partie, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli të cilët tashmë gjenden në Gjykatën Speciale.
Zyrtari i NISMA-së, Endrit Shala, ka takuar gjatë ditës deputeten Ganimete Musliu të cilin e ka quajtur deputetet të guximshme.
Ai ka thënë se ajo është ndër zërat e paktë që me krenari po mbron vlerat e UÇK-së.
“Me deputeten ma të guximshme që përfaqësimin e besimit të popullit e ka të shënjtë! Ganimete Musliu vazhdon të jetë një nga zërat e pakët në institucionet e vendit që me krenari mbronë vlerat e UÇK-së”, ka shkruar Shala në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10