Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Dëmtohen disa linja të sistemit të gazsjellësit Nord Stream

Gazeta10
27 September 2022 - 12:47

Tre linja detare të sistemit të gazsjellësit Nord Stream kanë pësuar dëme “të paprecedentë” brenda një dite, ka thënë Nord Stream AG, operatori i rrjetit.

Autoriteti Detar i Suedisë tha se dy rrjedhje ishin gjetur në tubacionin Nord Stream 1.

Danimarka po kufizon gjithashtu transportin pasi u zbulua një tjetër rrjedhje në tubacionin e afërt Nord Stream 2.

Të dy tubacionet përmbanin gaz nën presion, por asnjëri prej tyre nuk po pomponte gaz në Evropë në kohën kur u gjetën duke rrjedhur.

Tubacionet kanë qenë në qendër të mosmarrëveshjes energjetike mes Evropës dhe Rusisë që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

Nord Stream AG, operatori i rrjetit, ka thënë se është e pamundur të vlerësohet se kur do të rikthehet funksionimi i sistemit të rrjetit të gazit./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.