Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Kritikat për qeverinë përplasin Shalën dhe Çollakun: Tek ne bylbylat e qeverisë kanë pakënaqësi

Gazeta10
28 October 2024 - 21:13

Analisti politik, Krenar Shala në studion e “Politikos” teksa ka komentuar përplasjet e fundit në mes të pozitës dhe opozitës, ka thënë se kryeministri Kurti nuk mund të dëmtohet në vota, pavarësisht kritikave të opozitës.

“Pritjet e njerëzve nuk kanë qenë që z.Kurti të bëjë të pamundurën”, ka thënë Shala.

“Hajnat në burg”, i është kundërpërgjigjur analisti politik Adrian Çollaku.

Shala ka përsëritur që njerëzit kanë pritur dhe janë gëzuar që Kurti e ka larguar opozitën nga pushteti dhe ka treguar dinjitet ndaj Serbisë.

“Edhe e ka bo Asociacionin”, i është kundërpërgjigjur Çollaku.

Në ndërkohë, Shala me ironi ka thënë “vetëm te bylbylat e qeverisë ka pakënaqësi”. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.