Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Osmani për vizat: Kosova i ka plotësuar kushtet, por kjo s’varet nga ne

Gazeta10
27 September 2022 - 21:36

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u ka thënë qyetarëve të mos i mbajnë shpresat lartë për çështjet e vizave.

Ajo ka deklaruar se ka përkrahje të plotë nga presidenca çeke se çështja do të shtyhet përpara, por se vendimi merret nga shtetet veç e veç në nivel të Këshillit Evropian.

“Por do të thoja që të mos ngriten shpresat lartë, sepse kjo nuk është diçka që varet shumë nga Kosova. Kosova ka plotësuar kriteret kohë më parë, ne e bëmë punën tonë, larguam shqetësimet e partnerëve, përfshirë Franca dhe Holanda, e kam marrë konfirmimin edhe nga vetë presidenti Macron se do ta mbështesë çështjen e vizave. Kemi shpresa, por duhet të jemi të kujdesshëm në atë që shpresojmë, sepse ky është një votim që varet nga shtetet anëtare”, tha ajo në RTV21./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.