
Ish kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se ekonomia e Kosovës është në rënie dhe se qeveria që ai e ka drejtuar e ka lënë më rritje, raporton Gazeta10.
Hoti ka thënë se është angazhuar shumë që ta nxjerrë ekonominë nga kriza si shkak i pandemisë.
Tutje, ai ka thënë se Qeveria është plotësisht e mbyllur për sektorin privat.
Hoti ka thënë se politika ekonomike dhe ajo fiskale nuk ka marrë ndonjë veprim që mund të përmendet.
Këtu keni postimin e plotë:
“Në qeverinë e udhëhequr nga unë, kemi punuar shumë për të nxjerrë ekonominë nga kriza për shkak të pandemisë. E kthyem trendin pozitiv që në muajtë e parë të vitit 2021. E dorëzuam mandatin me rritje pozitive ekonomike, me baza të mira për të vazhduar më tutje. Që nga atëherë, trendi i rritjes ekonomike është në rënie. Sigurisht shkaktarë janë edhe faktorët e jashtëm, por në politika ekonomike dhe fiskale nuk është ndërmarrë asnjë veprim domethënës. Qeveria është mbyllur plotësisht ndaj bizneseve. Nuk është mbajtur asnjë mbledhje e Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik për të diskutuar shqetësimet e bizneseve dhe për të zhvilluar politikat e reja ekonomike”, ka shkruar Hoti në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10.