Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“I prerë e kritikues” Klinaku për Qeverinë: S’guxon ekzekutivi t’a komentoj vendimin e gjyqësorit

Gazeta10
18 November 2024 - 18:33

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti  kritikat dhe polemikat të ngritura në lidhje me zhvillimet e fundit në vend, i cilësoi  si një fushatë propaganduese dhe shembull i luftës hibride kundër qeverisë.

Hasan Shala, ish-kryetari i Gjykatës së Apelit i ftuar në emisionin “Raport” të Kanal10, deklaroi se ka luftë hibride në vend mirëpo nga ana e vet kryeministrit, raporton Gazeta10.

“Me thënë të drejtën po, luftë hibride ka por nga Qeveria, nisur nga kryeministri. Askund në botë nuk ka reforma anti-kushtetuese, prandaj kjo është ajo lufta hibride. Luftë është edhe nëse keqpërdoren subvencionet, që po u’a jep atyre këshilltarëve të vet ose Pacollit atje. Avancimi i lajmeve të pavërteta konsiderohet si luftë hibride. Por unë sa kam lexuar kthimi i ligjeve, keqpërdorimi i rezervave edhe këto të Martin Berishës këto janë të vërteta, se kemi hetime e akuza”, tha Shala.

Ai gjatë fjalës së tij, përmendi edhe ndërhyrjet qeveritare në sistemin e drejtësisë duke thënë se enkas për këtë, kryeministri mori vërejtje.

“Konsideroj se luftë hibride nuk kemi nevojë me pas në këtë kohë, as nga ana e kryeministrit e as nga ana e opozitarëve… Në sistemin e drejtësisë nuk guxon kryeministri me ndërhy, pikërisht edhe për këtë ka shumë vërejtje. Nuk guxon me komentu qeveritarët vendimet e gjyqësorit sepse është i pavarur”, shtoi ai.

Më shumë detaje:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.