
Vizitën e kryeministrit Kurti në shtëpinë e Rugovës, analisti politik Blerim Gashi e ka cilësuar si vendim joautentik dhe jo të duhur.
Gashi ka hedhur dyshime nëse renovimi i rezidencës ka të bëjë me tentimin e VV-së për të futur në listë zgjedhore ndonjërin djalë të ish-presidentit Rugova.
“Autentike s’është hiç. Me më pëlqy s’po më pelqen hiq. Renvovimi i rezidencës së presidentit Rugova, s’po di tash a kanë me ia pagu peletin apo po ia shtijnë njanin fëmijë në listë që me kyç sikur këto partitë e tjera”, ka thënë Gashi.
Tutje, ai nuk ka kursyer kritikat për kryeministrin Kurti, duke ia rikujtuar edhe deklaratat e mëhershme që ky i fundit kishte pasur për Rugovën.
“Shkuarja te rezidenca e dikujna që ma herët e ke akuzu si sekser të opozitës e të tjera nuk e shoh si të duhur”, ka thënë Gashi. /Gazeta10/