
Futbollisti i Kombëtares së Brazilit, Endrick mund të përfundojë në Premier League gjatë afatit të janarit.
Siç raportohet në mediat e huaja, sulmuesi i Real Madridit nuk është i kënaqur aspak me minutazhin te skuadra spanjolle dhe ka kërkuar të largohet gjatë miniafatit të dimrit.
Endrick është shumë pranë marrëveshjes me ekipin e Southamptonit, por sigurisht që ka oferta edhe nga skuadra të tjera të njohura europiane.
Megjithatë, Southampton që bën gara në Premier League i ka premtuar minuta sulmuesit brazilian.