Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

“Ose këtu ose atje”, Matoshi i reagon Canit: Diaspora le ta zgjedhë ku me e qitë votën!

Gazeta10
20 November 2024 - 21:12

Gazetari dhe njëherësh analisti politik, Halil Matoshi është shprehur kundër të drejtës së votës së diasporës në Kosovë, duke e cilësuar si të padrejtë mundësinë e votimit në dy shtete.

“Le të zgjedhin ku me e qitë votën ose atje ose këtu”, ka thënë Matoshi në ‘Politiko’ me Kushtrim Sadikun.

Megjithatë, një mendim ndryshe e ka ndarë gazetari Bahri Cani, i cili ka thënë se ligji e lejon këtë të drejtë të qytetarëve.

“Ligji e thotë që kur i ke dy vendbanime ke të drejtë me votu edhe këtu edhe atje”, ka thënë Cani.

“Në ballkan nuk e ka kërkush këta, pos neve”, është kundërpërgjigjur Matoshi. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.