
Edhe kësa radhe si herave të tjera, “Darka e Lamës” ka mbledhur një numër të madh të mërgimtarëve dhe përfaqësuesve të shtetit në Gjermani.
Ilir Seferi nga “Besa Foundation” ka bërë të ditur se “Darka e Lamës” është organizuar nga ta në bashkëpunim me Parlamentin e Kosovës.
“Sot po e organizojmë për herë të katërt Darkën e Lamës për ndërmarrësit dhe miqtë tanë këtu”, ka thënë Seferi.
Seferi në një intervistë ekskluzive me Kushtrim Sadikun, ka rrëfyer legjendën e hotelit ku është mbajtur “Darka e Lamës”.
“Ky hotel daton prej vitit 1489. Legjenda thotë se nëse këtu flen atëherë të shtohet dyfishi i punës dhe bereqetit në të ardhmen”, ka rrëfyer Seferi.
Në mesin e të pranishmëve, kryeparlamnetari Glauk Konjufca është shprehur i lumtur që tashmë kjo darkë po bëhet tradicionale.
“Më vjen mirë që po bëhet tradicionale dhe fondacioni Besa po e organizon për të disatën vit me radhë”, ka thënë Konjufca.
Ndryshe, “Darka e lamës” është kryefestë pagane e motmotit, që shënon mbarimin e verës e fillimin e dimrit, kur mblidhen të lashtat, frutat e bereqeti.
Është festë tradicionale shqiptare, e cila zakonisht është mbajtur në fund të tetorit kur janë vjelë të mirat e punës verore.