Kontaktoni

info@gazeta10.com

Kronika e Zeze

Dy aksidente trafiku në Mitrovicë të Veriut, lëndohen tre persona

Gazeta10
21 November 2024 - 9:54

Dy aksidente trafiku janë regjistruar gjatë ditës së mërkurë në Mitrovicë të Veriut.

Sipas policisë, tre persona kanë pësuar lëndime, raporton Gazeta10.

“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, derisa ka qenë duke drejtuar veturën me targa serbe, duke mos përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës, del jashtë rruge dhe aksidentohet. Si pasojë, i dyshuari dhe një pasagjer pësojnë lëndime trupore dhe të njëjtit dërgohet për tretman mjekësor në spitalin e Mitrovicës Veri”, thuhet në raportin e policisë.

“Raportohet se e dyshuara femër kosovare, deri sa ka qenë duke drejtuar veturën me targa serbe, nën ndikim të alkoolit humb kontrollin mbi veturën dhe aksidentohet. Si pasojë e njëjta ka pësuar lëndime trupore”./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Kronika e Zeze
04 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.