Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Peci: Abdixhiku i ka kërku nipit të tij me deklaru që grantet i ka marrë me ryshfet

Gazeta10
21 November 2024 - 21:31

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka folur për listen e anëtarëve të partive politike në Kosovë që kanë qenë përfitues të granteve gjatë mandatit të tij, të cilën e kishte publikuar ditë më parë.

Peci ka thënë se edhe pjesëtarët e partive të tjera politike kanë marrë grante, për çka theksoi se është përgëzuar nga ta.

“Ka pasë prej tyre që kur jam shku në terren m’kanë thane minister jam i fasionum me procesin e vlerësimit meritor, unë jam asambleist i LDK-së, unë jam i PDK-së”, ka thënë Peci teksa ka komentuar listen e publikuar.

Për më tepër, Peci ka shpërfaqur edhe listat e drejtorëve e asambleistëve të partive të tjera që kanë përftuar grante.

“Drejtori i Bujqësisë në Komunën e Skenderajt ka aplikuar përmes vajzës së tij për shkak se merr poena përfaqësimi gjinor, e ka përfitu grantin. Në Malishevë, asambleistja e Nismës e ka përfitu grantin”, ka thënë Peci.

Megjithatë, ai ka thënë se edhe nipi i Lumir Abdixhikut ka fituar grante, porse kryetari i LDK-së kishte pasur një kërkesë ndaj tij.

“Në Lipjan, njëri prej përfituesve që del të jetë nipi i këtij çunit që ka ba kallëzim penal me sugjerim të Lumir Abdixhikut e ka thirr në telefon edhe i ka thane ‘është momenti kur duhesh me na nimu’ në fushatë zgjedhore edhe duhesh me deklaru që procesin e përfitimit të grantit e ke marrë me ryshfet. Ai ka thane jo asnjëherë nuk e boj një veprim të tillë”, ka thënë Peci. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.