Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Vizitoi Thaçin dhe Veselin në Hagë, Krasniqi: Ata janë mirë dhe me disponim të pabesueshëm

Gazeta10
28 November 2024 - 0:07

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në ‘Politiko’ me Kushtrim Sadikun ka folur edhe për vizitën që ka pasur së fundi me ish-krerët e UÇK-së Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin në Hagë.

“Unë ata i kam miq. Arsyeja se pse dëshiroj t’i takoj ata është se më merr malli për ta”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi ka theksuar se në të kaluarën ka pasur mundësi t’i shoh më shpesh, ndërsa tani me rregullat e ZPS-së vizitat janë bërë më të limituara.

“Fatkeqësisht ata kanë një restrikcion në këtë fiks një vit sa i përket vizitave dhe vizitat janë të limituara shumë, andaj edhe koha është zgjatur për të shkuar për t’i parë sepse në të kaluarën kam shkuar më shpesh”, ka thënë ai.

Krasniqi ka bërë të ditur se ish-krerët e UÇK-së kanë qenë mirë me shëndet dhe disponim, përkundër faktit që ndodhen prapa grilave.

“Ata janë jashtëzakonisht mirë, jo vetëm në kuptimin e shëndetit fizik, por janë shumë të mprehtë në një disponim të pabesueshëm përkundër faktit që janë prapa grilave”, ka thënë Krasniqi.

Tutje, ai ka theksuar se shumica e akuzave të Dick Martyt kanë buruar nga Serbia.

“Është e vështirë në një proces, i cili vërtetë e ka një padrejtësi në mesin e fakteve kryesore që ka buru prej akuzave të çmendura të Dick Martyt, të cilat tashmë nuk janë pjesë as e aktakuzave. Kishte akuza çmendurake në anën e raportit të tij”, ka thënë Krasniqi /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.