Lajme

Kryeministri Kurti falenderon të gjithë që punuan në sanimin e dëmit në Ibër Lepenc

Gazeta10
30 Nëntor 2024 - 8:01

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me anë të një postimi në orët e para të mëngjesit në facebook, ka falenderuar të gjithë kontribuesit që punuan në sanimin e dëmit në kanalin kryesor të Ibër Lepencit.

“Punëtorët dhe zyrtarët e institucioneve tona të shtetit po bëjnë një punë të jashtëzakonshme dhe vetëmohuese në sanimin e dëmit të shkaktuar nga shpërthimi i mbrëmshëm” ka shkruar Kurti.

“I falënderoj punëtorët e Ibër Lepencit, KEK-ut, Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave, KRU Prishtinës dhe Policisë së Kosovës, për zellin dhe profesionalizmin që po shfaqin orë pas ore”, e ka përfunduar postimin e tij shefi i ekzekutivit kosovar.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.