Një debat i ashpër është zhvilluar në mes të deputetit të VV-së, Mefail Bajqinovcit dhe komentatores politike, Shqipe Pantinës.
Pantina ka deklaruar se veri të vendit ende ka terroristë dhe grupe kriminale.
Megjithatë, një deklaratë e tillë ka ngjallur reagimin e ashpër të deputetit Bajqinovci.
“Mos e banalizo me thanë ka ndonjë një akt terrorist, qu unë e ti shkojmë nesër e pimë kafe në veri”, ka thënë Bajqinovci.
“Ju keni thanë se nuk ka banda ose është një mënyrë me i mbajtë njerëzit nën tension, me thanë se ne jemi në luftë”, ka deklaruar Pantina.
“Qysh bre po thu ashtu? Qysh bre spo të vjen marre me thanë që ne e po e bëjmë tensionin në veri? Marre është ajo”, ka thënë Bajqinovci.