Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Arrestohet 27-vjeçari në Shqipëri i cili kërkohej në Kosovë për kultivim e trafikim të narkotikëve

Gazeta10
10 December 2024 - 11:56

Policia e shtetit të Shqipërisë, përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se ka arrestuat një 27 vjeçar i cili kërkohej në Kosovë për veprat, “Kultivimi i bimëve të hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” dhe “Blerja, posedimi dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Në njoftim shtohet edhe se, 27-vjeçari do të ekstradohet në Kosovë.

Njoftimi i plotë:

Cërrik/Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Si rezultat i shkëmbimit të informacioneve dhe koordinimit të punës, ndërmjet Komisariatit të Policisë Cërrik dhe agjencive ligjzbatuese në Kosovë, u bë e mundur kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimin në Kosovë, i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar M. Q., 27 vjeç, banues në Cërrik.

Gjykata Themelore e Pejës i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve të hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” dhe “Blerja, posedimi dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, parashikuar nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës.

Interpol Tirana po bashkëpunon me agjencitë ligjzbatuese në Kosovë, për ekstradimin e 27-vjeçarit./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.