Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Pantina akuzon pushtetin për keqqeverisje: Në katër vjet, Kurtin e kemi ni vetëm tu anku

Gazeta10
13 December 2024 - 23:28

Komentatorja politike, Shqipe Pantina ka akuzuar Qeverinë e Kosovës për keqqeverisje dhe keqmenaxhim në të gjithë sektorët.

Pantina ka thënë se kryeministri i vendit, Albin Kurti në katër vjet qeverisje më shumë është ankuar sesa që ka arritur ndonjë sukses.

“Kurtin ma shumë e keni ni tu anku qysh të tjerët nuk po e lanë me e kry punën mirë. Ende nuk ka fol as edhe për një sukses të një qeverie”, ka thënë Pantina.

Për më tepër, ajo ka thënë se pushteti aktual e sheh veriun si sukses të vetëm.

“Ka mbet për njëzet vjet e kalume. E dijnë qytetarët ku kemi qenë njëzet vjet. Ata e shesin si sukses veriun në vend se të flasim për atë se si kanë keqqeverisur dhe për dështimet e tyre në shëndetësi, arsim…”, ka thënë Pantina. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.