Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Duriqi: Në të kaluarën kur ishte e dobët, VV abuzonte me Prokurorinë Speciale

Gazeta10
13 December 2024 - 23:48

Gazetari, Visar Duriqi ka komentuar kritikat e Lëvizjes Vetëvendosje për Partinë Demokratike të Kosovës, e cila të premten ka dërguar 16 ligje në Gjykatën Kushtetuese.

Duriqi ia ka rikujtuar Lëvizjes Vetëvendosje se gjatë kohës sa ka qenë në opozitë ka vepruar njësoj siç po bën tani Partia Demokratike e Kosovës.

“Në të kaluarën kur kanë qenë parti e dobët kur nuk i kanë 51% kanë abuzuar me Prokurorinë Speciale tu dërgu raste”, ka thënë Duriqi.

Derisa ka shpërfaqur historikun e arritjes së LVV-së në pushtet, Duriqi nuk ka kursyer ironitë.

“Vetëvendosje më duket sikur njëfarë fëmije që ka mbet në provim në biologji edhe kur shkon në provim e kanë mësu veç morrin, që e vetke profesori fol për peshkun, e thojke peshku s’ka lesh se me kanë me pasë lesh, s’kish morra”, ka thënë me ironi Duriqi. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.