Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haradinaj prezanton sot kandidaten për deputete nga radhët e AAK-së në Drenas, është vajza e mësuesit të ndjerë të UÇK-së

Gazeta10
16 December 2024 - 13:38

Sot në Drenas, në orën 18:00, kryetari për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj shpalos programin për “Kosovën Fituese”

Sipas njoftimit, në këtë aktivitet, Haradinaj, do të prezantojë kandidaten për deputete nga radhët e AAK-së, Valbona Demaku – Berisha.

Demaku-Berisha, është bija e dëshmorit Vesel Demaku – mësuesit të UÇK-së, që ra dëshmor në betejën e shtatorit 1998 në Abri të Epërme.

Sipas po të njëjtit njoftim bëhet e ditur se ajo është e martuar në Vasilevë të Drenasit dhe është nënë e tre fëmijëve.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.