
Një përplasje e ashpër ka ndodhur në mes të komentatorëve politikë Halil Matoshit dhe Blerim Gashit lidhur me sondazhet e fundit të publikuara nga organizata UBO për partitë politike.
Gashi është shprehur i bindur se sondazhet e publikuara janë reale.
“Shumë reale edhe pse mund të ndryshojë rrënjësisht”, ka thënë Gashi.
Megjithatë, ndaj një deklarimi i tillë ka reaguar ashpër Matoshi.
“Ti po flet krejtësisht përralla se po ki qef. Unë u mundova me ba një matje sipas një logjike, sipas një arsye të cilën e ndoqa. Faktori Vjosë nuk është më, faktori i vijës islame nuk është më”, ka thënë Matoshi.
“Ti po bën propagandë”, ka thënë Gashi.
“Për kanë jam tu ba propagandë unë. Ti haptaz je me qeverinë që katër vjet”, ka thënë Matoshi.
“Ti msheftas je me opozitën”, ka reaguar Gashi.
“Ti e ke kalu zëdhënësin e qeverisë, ti je altroparlant i qeverisë”, ka thënë Matoshi./Gazeta10/