
Flori Beqiraj dyshohet të jetë personi që e ka sulmuar seksualisht alpinisten Mrika Nikçi, mbrëmbjen e 27 shtatorit në Pejë.
Këtë e kanë bërë të ditur burime të Gazetës 10.
Alpinistja gjatë ditës së sotme publikoi një video të sulmit seksual ndaj saj, ku tha se personi që e ka sulmuar i ka inicialet F.B, dhe vjen nga një familje e njohur e kësaj komune, transmeton Gazeta10.
Në lidhje me këtë sulm, për medie është deklaruar edhe Driton Rugova – Zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës.
Rugova ka thënë që i dyshuari është arrestuar sot dhe është dërguar në mbajtje.
“Më datën 27 rreth orës 19:40 policia është informuar për një rast që ka ndodhur në rrugën “Wesley Clark” në Pejë. Ka ndodhë rasti i ngacmimit seksual. Policia ka punuar intesivisht për kapjen e autorit, dhe sot është bërë arrestimi i tij. I njëjti me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë”.
Nikci ka thënë se është në gjendje të rëndë emocionale, dhe e tmerruar nga ky akt./Gazeta10

