Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Fabrika e municionit, Gashi për bashkëpunimin Qeveri-Turqi: E bani këta që nuk e ka ba kush!

Gazeta10
18 December 2024 - 21:26

Analisti politik, Blerim Gashi ka thënë se në të gjitha raportet ndërkombëtare është vlerësuar se Kosova ka pasur përparim në sundimin e ligjit.

Gashi ka thënë se sovraniteti dhe sundimi i ligjit është meritë edhe e Qeverisë së Kosovës në krye me Kurtin, por pa përjashtuar edhe faktorët e tjerë.

“Të gjitha raportet serioze ndërkombëtare e përcaktojnë që në fushën e sundimit të ligjit dhe aty ku është parakusht për sigurinë është meritë jo vetëm e qeverisë, jo kryekëput e qeverisë Kurti, po vullneti politik, guximi dhe largpamësia dhe stragjegjisë efektive për konkretizimin e shtrirjes së sovranitetit në veri”, ka thënë Gashi në “Politiko” me Kushtrim Sadikun.

Gashi ka lavëdruar Qeverinë e Kosovës për ndërmarrjen e hapave për themelimin e fabrikës së municionit.

“Tash na meritën për themelimin e fitore politike e diplomatike kur e ka ba ushtrinë, duhet t’ia njohim z.Haradinaj. Gjithashtu duhet kësaj qeverisë edhe meritën që e ka ba me aleatin kryesor dhe anëtarin e NATO-s siç është Turqia e bani këta që e nuk e ka ba kush”, ka thënë Gashi.

Ndryshe, kryeministri Albin Kurti ka njoftuar të hënën se ka nënshkruar një kontratë me prodhuesin shtetëror turk “Makine ve Kimya Endüstrisi” (MKE), me të cilën tha se po i vendosin “themelet e industrisë së mbrojtjes”./Gazeta10/

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.