Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Përplasje e ashpër, Berisha i reagon Gashit: Mos shit trimni!

Gazeta10
18 December 2024 - 21:53

Një përplasje e ashpër ka ndodhur mes deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berishës dhe analistit politik, Blerim Gashit.

Berisha ka pasur kritika ndaj Qeverisë së Kosovës për sfidat me sigurimin e ushqimit për FSK-në.

Megjithatë, ndaj një deklarimi të tillë ka reaguar Gashi.

“Kur diskutojmë duhet t’ia japim meritën situatës. Ekonomia kosovare për shkak që nuk munet me përballu është meritë themelore e partisë së z.Berisha sepse ka kriju dhe i ka çu në vend dy pashteta dhe gjys pashtete se e ka ba me tendero-mani atë muhabet qysh me furnizu ushtrinë”, ka thënë Gashi.

Teksa debati mes tyre ka vazhduar, Berisha i është drejtuar ashpër Gashit, duke i thënë “mos shit trimni”.

“Nalu tash të foli. Mos shit trimni. Hajt vazhdo kryje”, ka thënë Berisha.

“Është shumë problematike mos me pasë frenin sidomos  në relacion me tema sensitive të sigurisë”, ka thënë Gashi. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.