
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha ka thënë se temat e luftës duhet të evitohen, ndërsa ka kritikuar deklarimet e kryeministrit të vendit, Albin Kurtit sa i përket kësaj çështjeje.
Sipas Berishës, NATO e ka në dorë sigurinë në Kosovë dhe se nuk mund të prezantohet vendi si një vatër që mund të ketë luftë.
“Kohëzgjatja do të jetë e shkurt se s’kanë me leju me u zhvillu luftë. Unë e shoh këtë agjendë për të shkatërruar Kosovën, duke prezantuar një vatër krize, një vend potencialisht që do të ketë luftë. Këto tema duhet me i abstraktu, në Kosovë nuk mund të sulmohet ushtarakisht. Mund të sulmohet, por pastaj s’mundesh që thotë Albini”, ka thënë Berisha.
Tutje, ai ka thënë se fabrika e municioneve është thjesht një biznes i nxitur mes qeveritarëve dhe turqve dhe se nuk ka ndonjë lidhje me lejen e Amerikës.
“Fabrika e municioneve është thjesht biznes i nxitur mes qeveritarëve dhe turqve, s’ka lidhje me lejen amerikane dhe pasojat e kësaj do t’i shohim vitin e ardhshëm sepse çështja e qëndrueshmërisë në ushqim ka me ia ndal rrugën qatje”, ka thënë Berisha. /Gazeta10/